Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, shtyhet seanca ndaj ish-kryeministrit Berisha!

Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë, përfundoi dhe orari zyrtar.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhejtorit të 2023, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani. Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *