Volodymyr Zelenksy u dha një mesazh të qartë nga Tirana aleatëve nga Bashkimi Europian dhe SHBA, “na i dërgoni në kohë armatimet”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti ukrainas tha se nësr aleatët duan që Ukraina të mbijetojë, duhet të mos i vonojnë armatimet.
Ai e cilësoi Putinin si ‘Hitleri II’, teksa shtoi se për mbështetjen e Ukrainës duhen vendime konkrete.
“Kam pasur një takim me presidentin Macron, takim i zhvilluar për shumë nisma. Do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë, gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbijetojmë dhe të kemi vendime konkrete. Ne na duhet të mbijetojmë, gjithçka që kemi vendosur, çdo lloj ndihme. Kjo është nisma me e mirë e të gjithëve, na i sillni armatimet në kohë. Nëse nëse do fitojmë apo jo, kjo do varet nga kjo pikë. Si të forcohet Ukraina në fushat e betejës. Për fushën inteligjencës, dronë. Unë nuk kam qenë në Samit dhe u fol për disa ide të tjera si mund të shfuqizohej Ukraina dhe do vijë në mes të këtij muaji, në mars. Ai do t’i ndajë këto ide kur të takohemi dhe atëherë mund t’i përgjigjem pyetjes suaj. Kur ne ndajmë me njëri tjetrin nisim iniciativa nga më të ndryshmet, hapi i parë është mbrojtja, të jemi të fortë në front. Kemi disa pyetje për këto paketa me partnerët tanë, falënderojmë SHBA për udhëheqjen qe kanë treguar, por edhe partnerë të tjerë evropianë. Sot duhet të jemi të fortë se nuk kemi as kohë as alternativa, ne na duhet të përballemi me Hitlerin, pjesa dy. Është vërtet një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë ne duhet të përgatitemi, e rëndësishme është të përgatitemi për hapat e tjerë të Putinit. Në rast se ne duam që ai të mos ja ndalë mbanë, duhet të përgatitemi për luftë. Mendoni sikur t’ju luftojnë mes mes të natës, duhet të jeni të përgatitur, ne duam të jemi të fortë. Ne Putinin do ta mundim, kjo është nisma që ne kemi“-tha Zelenksy në fjalën e tij.