Nesër, 29 shkurt, në Tiranë do të zhvillohet një tjetër samit me rëndësi. Do të mbahet samiti me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të zbresin në Tiranë, mes të cilëve komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Programi i plotë!
-Darka për delegacionet zyrtare.
29 shkurtOra 9.30-9.45- Mirëseardhja nga Kryeministri Rama.
Vendi: Pallati i Kongreseve.
9.45-10.0- Fjala e hapjes Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi.
10.00-10.45- Paneli I: Hyrja në tregun e përbashkët.
10.50- Fotoja familjare.
10.45-11.00- Pushim për kafe.
11.00-11.45- Paneli II: Plani i rritjes.
Ora 11.45-11.50- Konkluzione të dhëna nga kryeministri Rama.
12.00-12.30- Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirlliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Olivér Várhelyi.
Vendi: Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve.
Ora 12.30-13.15- Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Várhelyi