Tre muaj nga ekzekutimi, vëllai i Liridonës prek me fjalët!

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka kujtuar ditën e ekzekutimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se sot tre muaj pas vdekjes, dhimbja për Liridonën sa vjen e shtohet dhe shpresojnë se drejtësia nuk do të jetë e vonuar.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonën tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. Ne bashkë ndjejmë me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut. Me respekt, Familja Ademaj”, shkruan ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *