Një pjesë e Tiranës nesër do të jetë pa energji elektrike sipas nga OSHEE. Sipas kompanisë arsyeja e kufizimit të energjisë do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave elektrike.
Zonat që do të preket do të jenë: Rruga “Siri Kodra” dhe rruga “Kosta Cekrezi”, kufizim i cili do të zgjatet gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.
Njoftimi:
Përshëndetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 1 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 1 korrik, gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: rruga “Siri Kodra”, rruga “Kosta Cekrezi”.