Vetëm 7 minuta ka zgjatur seanca plenare e ditës së sotme, ku opozita ka zbatuar sërish skenarin e bllokimit të punimeve.
Një moment tensioni në Kuvend ishte ai, kur Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.
Në pamje shikohet Noka teksa përplaset me dy gardistet dhe i shtynë këta të fundit, ndërkohë është drejtuar drejt socialistit dhe i ka vendosur zhurmuesin pranë mikrofonit.
“Jam në aksion”, dëgjohet të jetë shprehur Noka. Pas këtij episodi, Lindita Nikolla ka deklaruar mbylljen e seancës.