Akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, pamjet e Ibrahim Licit të arrestuar në Turqi!

Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të Ibrahimit Licit në Turqi rreth një muaj më parë. I riu, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, u kap në banesën e mikut të tij me dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Gjatë kontrollit i janë gjetur një armë dhe 50 fishekë, raporton gazetarja Klodiana Lala. Ndaj tij janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.

Babai i 31-vjeçarit dorëzon provat në SPAK

Më 20 shkurt, babai i Ibrahim Licit është shprehur se ditën e krimit djali i tij ndodhej në Tiranë. Mustafa Lici, para SPAK, deklaroi se ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme pamjet filmike dhe qelizat telefonike se 31-vjeçari ndodhej në kryeqytet.

Ai u shpreh se pamjet filmike i ka bërë disa kopje pasi nuk ka besim.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha Mustafa Lici.

Sipas policisë, 31-vjeçari është arrestuar në Turqi më 15 shkurt u arrestua në kuadër të operacionit “Jehona”, që u zhvillua nga autoritetet turke, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endrit Mustafa.

Njoftimi i policisë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endrit Mustafa.

Si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke, finalizohet operacioni policor i koduar “Jehona”.

Operacioni, nga Policia e Turqisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në drejtimin e SPAK.

Kapet në Turqi dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 31-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se shtetasi i shumëkërkuar I. L. fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi i shumëkërkuar I. L., 31 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. M.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.

Çfarë deklaronte Ibrahim Lici

Në një reagim për mediat nga Turqia në tetor 2022, ai ka hedhur poshte akuzat e ngritura ndaj tij per vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojne sipas tij se ka qene ne Tirane ne momentin e vrasjes.

Ibrahim Lici eshte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, prej muajit maj të vitit 2021 pas ekzekutimit me armë zjarri të Endri Mustafës.

Ibrahim Lici: Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi.

Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja.

SI U EKZEKUTUA 31-VJEÇARI

Endri Mustafa u ekzekutua në mënyrë makabre në mes të muajit maj të vitit 2021. Mustafa, baba i tre fëmijëve, u gjet në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve. Ai ishte vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në pjesën e gojës, dy të tjerë në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31-vjeçarit.

Ndërsa organet e hetimit akuzojnë si autor të vrasjes Ibrahim Licin, bashkëshortja e viktimës tha një vit më parë se me këtë familje kishin marrëdhënie të mira dhe se nuk ishin ata që e kishin kryer vrasjen. Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 16-vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen, ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.

Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë.

Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin.

Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *