Rithemelimi me zhurmues në sallë, bllokojnë foltoren!

Kuvendi i Shqipërisë është mblidhur sërish Edhe në këtë seancë nuk ka një normalitet, ndërsa grupi i Rithemelimit vijon me skenarin për bllokimin e punës.
Deputetët e Rithemelimit kanë ndezur zhurmues në sallë dhe kanë bllokuar foltoren. Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi për shkak të skenarit të Rithemelimit pritet të votohet me votat e mazhorancës pa diskutime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *