Kryeministri Rama nuk ka pritur shtatorin për të rifreskuar ekipin e tij qeverisës, por ka vendosur që anëtarët e kabinetit t’i mbajë në tension edhe në këta muaj të nxehtë vere.
Kështu sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për disa ndryshime në qeveri, edhe pse ato kanë qenë për emra jo fort të rëndësishëm.
Kështu është liruar nga detyra zv.ministri i Brendshëm, Petro Koçi dhe zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë vajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, do të jetë zv.ministre e Jashtme.
Edhe ky vendim është marrë po sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Ish-deputeti Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e 29 marsit në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga flama pandemike. Në nder të tij, qeveria shpalli 29 Marsin ditë zie.
VENDIMI
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
*
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
/Priza.al/