Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit!

Këtë të hënë, nis muaji i shenjtë i Ramazanit, ku për 30 ditë, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Ramazani është muaji më i rëndësishëm i besimit islam. Çdo besimtar e pret atë me gëzim, duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit. Ramazani përfundon më 11 Prill me festimin e Fiter Bajramit. Myslimanët në të gjithë botën, agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë gjatë ditës derisa dielli të perëndojë.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet, ku përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet gjithashtu edhe për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *