Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili u qëllua për vdekje në Fier, pas sherrit mes disa adoleshentëve. I riu u qëllua me thikë nga Florjan Muka në afërsi të një lokali.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. 19-vjeçari studionte në shkollën profesionale Petro Sota, në degën TIK.
“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.