19-vjeçari hyri për të ndarë sherrin! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Fier!

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 19-vjeçarit i cili mbeti viktimë e një sherri me thika mes të rinjsh, në qendër të qytetit të Fierit.

Grei Bihuci, humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. Ndërsa sot në pranga ra dhe një 17-vjeçar, djali i xhaxhit të Florjanit, Klajdi Muka. Burime për media bëjnë me dije se sherri ka qenë mes dy kushërinjve me 20-vjeçarin Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. 19-vjeçari Grei Bihuci është vrarë aksidentalisht, pasi është futur për të ndarë sherrin mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjani, të cilin i riu e kishte shok.

Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për like. Kushërinjtë Muka, Serjani dhe shoku i tij i mitur (Nebi) e kanë lënë dje të takohen për t”u sqaruar.

Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin. Sa janë takuar, biseda është agravuar në debat deri në përdorim thikash. Bihuci ka tentuar të ndalë sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *