Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur këtë të martë një konferencë për media, ku foli në lidhje me hetimet e kryera mbi çështjen “Partizani”.
Teksa në GJKKO do të qëndrojë në orën 15:00 seanca gjyqësore, në të cilën do të vendoset nëse Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të përshtatet lirinë ose jo, Argita ka sulmuar jo vetëm qeverinë, por edhe arsyenë.
“Çështja ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit filloi si diktat politik. Masa ka për qëllim goditjen e opozitës dhe për të nuk ka asnjë provë. Në burg sot duhet të ishte Taulant Balla i cili bëri kallëzim të rremë” – tha Argita Berisha për mediat.