Gazetari Laze: Prokurori Klodian Braho mbron mafien e mikrokredive, nuk denjon të lexojë provat e denoncimeve!

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, gazetari dhe editori i Priza.al Elio Laze lëshoi ​​akuza të forta ndaj prokurorit të SPAK Klodian Braho dhe ndaj Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Gazetari Laze u shpreh se zyrtarë të lartë dhe institucione kanë abuzuar me detyrën duke mos hetuar apo vjedhjen që i bëhet përmes mikrokredive. Konkretisht gazetari Laze denoncoi ne vitin 2023, nentor eshte depozituar ne SPAK nje kallezim penal, me plot 18 kuti me prova te ndryshme te mikrokredive. Sipas tij këto dosje nuk janë marrë për hetim nga Prokuroria e Tiranës.

“Shqipëria është më keq se Bangladeshi dhe në këtë kuadër edhe kjo pjesë e mikrokredive kështu do të shkojnë. The që bëjnë flasin për ata që duan të marrin dhe 500 mijë lekshat e xhepave, nuk janë si ata që duan të jenë duke u diskutuar. Këtu flitet një histori miliardëshe.

Vëllimi i mikrokredive sot që flet në portofolat e tire 100 mijë jo klientë por 100 mijë debitorë. 100 mijë persona me probleme që sot po i sekuestrojnë, jo vetëm ato 500 mijë lekshat e pagës, e bukës së gojës, e ilaçeve, por po i sekuestrojnë pronat shtëpitë e tyre, për disa borxhe, për disa bishta prapambetje të viteve 2007, 2008 , 2009, dhe sot kanë arritur të marrin dhe të shesin jo vetëm në Tiranë, bashkë me përmbarues të ndryshëm, por edhe në qytete të ndryshme, rreth 1000 prona të paluajtshme.

Pra për borxhe 1 milion, 2 milionë lekë të vjetra, deri në 6 milionë lekë të vjetra, njerëzit janë shitur 1000 prona, dhe letrat e njërës prej tyre kam unë këtu. Për një borxh rreth 11 milionë lekë të vjetra, personit i kanë në shitje shtëpinë dhe kjo është pjesa më e rëndë që bën një plagë sociale në këtë histori.

Banka e Shqipërisë, ka një rol rregullator, por në të vërtetë prej vitesh Banka e Shqipërisë është bërë shqiptarët në këtë skemë tha gazetari Laze.

Prokurori i SPAK sipas gazetarëve, është Klodian Braho, të cilin editori i Priza.al e denoncuar publikisht se si nuk ka denjuar të hapë kutinë me prova për denoncimin penal.

Një akuzë e rëndë ka lëshuar edhe për anëtarët e ish-Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë të cilët sipas gazetarëve kanë firmosur dhe vulosur që këto institucione mikrokredie bëjnë kërdinë./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *