Një tërmet i ndodhur në 04:06 të ditës së enjte ka zgjuar nga gjumi qytetarët e Malit të Zi. Kështu raportojnë mediat atje, sipas të cilave, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.
“Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”, shkruan Pobjeda.me.
Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërkohë siç vë në pah Vijesti.me, Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.
#Earthquake (#zemljotres) possibly felt 7 sec ago in #Bosnia&Herzegovina (detected from @SismoDetector). Felt it? Tell us via:
?https://t.co/IbUfG7TFOL
?https://t.co/AXvOM7I4Th
?https://t.co/wPtMW5ND1t
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. pic.twitter.com/GOyOFq2hxW