Ish-Missi dhe modelja Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme me pjesëmarrjen në Big Brother, ka shpërthyer ndaj mediave, pasi së fundmi ka qenë kryefjalë e tyre.
“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim sa të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie që do të kishte probleme të mëdha mendore dhe unë të nderuar komentues, kam kaluar 100 teste nga psikologia e “Big Brother” dhe jam totalisht top. Mos e vrisni mendjen nga kjo anë”.
Më tej, vijoi:
“Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi! Tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet: Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj! Se të ishte për mua, rrija ngrohtë në krevat…”.
Ajo shtoi se në kurrizin e saj po abuzohet shumë.
“Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre! Më kanë bërë ish-a meshkuj që as i njoh, duke nisur nga Silvi…Duke përdorur familjen time… E kam të faktuar që njerëz të fushës që mediat e shkruara po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur edhe banorë të tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…”
Më pas, ajo shton se figura dhe morali i saj janë përdhosur:
“Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua. Ama, të dini diçka! Që nga dita që kam dalë e deri sot, nuk kam derdhur asnjë pikë lot, përkundrazi i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës (tezes), Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj. Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe”, përfundoi ajo.
Më herët, Sara qartësoi edhe komentet që supozojnë se atë e ka braktisur e ëma. Duke postuar një koment në instastory, Sara shprehet: “E kam lexuar disa herë këtë gjë! O njerëz, nuk më ka braktisur nëna! Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeç. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite”, u shpreh ndër të tjera ajo.