11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni. Kurse në kërkim janë Mariel Murati; Andri Dhima; Kozeta Statha. Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.
Të arrestuar:
- Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni
- Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni
- Denis Balili- ish inspektor IKMT
- Ermen Stroka- specialist ASHK
- Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë
- Manushaqe Saliko- ish inspektore IKMT
- Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë
- Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Në kërkim:
- Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni
- Andri Dhima- ish drejtor ASHK
- Kozeta Statha- ish drejtore ASHK