SPAK urdhër-arrest edhe për biznesmenin Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH!

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK. Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë.  Berberi ishte nën hetim nga Prokuroria e Posaçme rreth dy javë më parë, lidhur me çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018. Bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Berberi, të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *