Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Patra. Erges Çobaj, 31 vjeç, nga Vlora ka qenë duke lëvizur gjatë momentit kur është përplasur nga një automjet me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeçe, nga Fieri.
Sipas mediave greke , politika në vendngjarje ka sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Çobaj, i njohur në Patra edhe si Stelios ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.
Nuk dihet nëse viktima ka lidhje me çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa më shumë është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër.