Të dënuarit në burgun e Drenovës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare mazhorancës dhe opozitës, pasi presin të miratohet Amnistia Penale.
Në peticionin e tyre, të dënuarit shprehen se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht.
“Përfitojnë nga amnistia veprat si vrasjet, grabitjet etj. Kjo është padrejtësi që na bëhet vetëm sepse Gjykata e Krimeve të Rënda ndërroi emër dhe të gjithë të dënuarit përpara se të ndërrohej emri kjo gjykatë përfitojnë”, thuhet në shkresë.