Një aksident ka ndodhur në hyrje të Piskovës në Bashkinë Përmet, ku një 16-vjeçar, teksa po ngiste një motoçikletë me katër rrota, ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative, në aksin nacional Këlcyrë-Përmet.
16-vjeçari ka rënë nga një lartësi 5 metra së bashku me mjetin duke pësuar lëndime. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali ka marrë në përdorim motorin pa patur leje drejtimi.
Ndërkaq ky mjet me katër rrota është në flotën e motoçikletave që jep me qira kryetari i Njësisë Administrative të Piskovës. Policia deri tani nuk ka dalë me deklaratë.