Ulen me 2 gradë temperaturat, ky është parashikimi i motit sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Shqipërisë. Për pasojë, sipas ‘MeteoAlb’, kthjellimet do të dominojnë deri në mesditë, ku në zonat malore pritet të shfaqen vranësira kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do ketë zona e Alpeve.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *