Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me breshëri kallashnikovi të ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja ditën e sotme (15 mars) pranë banesës së tij.
Burimet bëjnë me dije se vrasja e tij është kryer nga dy persona, të cilët mësohet se i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi. Po ashtu, bëhet me dije se në banesë ka qenë prezente edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Ndër të tjera, raportohet se është gjetur dhe një makinë e djegur pranë vendit ku dyshohet se është ekzekutuar Bejtja.
Lidhur me ngjarjen ka regaur edhe policia, e cila raporton se “në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”
Sakaq, mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.