Duke nisur nga sot, 1 korrik, hyn në fuqi ora e re policore. Lëvizja e qytetarëve do të jetë e lejueshme deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. Orari për muzikën nuk do të ndryshojë, do të vijojë të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.
Prej 1 korrikut do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.
Masat që ndryshojnë:
Ora policore shtyhet ne orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.