Pushuesi u mbyt në plazhin e Durrësit, identifikohet shtetasi serb

Ditën e djeshme një person humbi jetën në plazhin e Durrësit. Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për një burrë 60 vjeç, por më vonë u mësua se viktima ishte një shtetas serb i moshës 82-vjeçare, me inicialet N.M.

Identifikimi është bërë i mundur nga policia, e cila gjithashtu njofton se vdekja e tij mësohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale pasi u fut të lahej në det. Mësohet se ishte banues në Serbi ndërsa në vendin tonë kishte ardhur me pushimi.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *