Policia indiane arrestoi Viraj Soos Patel (në foto) në kuadrin e një megaoperacioni ndërkombëtar ku janë përfshirë 163 të dyshuar të hetuar për akuzën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në vlerën 3.72 miliardë dollarë përmes kriptomonedhave.
Policia njoftoi se ka hetuar një numër të madh transfertash dhe ka kryer një seri arrestimesh. Hetimi ndërkombëtar për emrat e dyshuar ka çuar në urdhra të Interpolit për të arrestuar personat e përfshirë nga Amerika, Kina, Rusia, Singapori, Turqia, Meksika, Kolumbia dhe Australia.
Disa prej tyre janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë fshehur në Australi, Amerikë dhe disa vende afrikane. Në Dubai, ndër emrat më të rëndësishëm të përmendur në hetim janë Savio Pereira, Sandeb Kumar Kaveh, Ahmed Yousif, Samir Al Masri, Ahmed Haddara, Bilal Hawshar, Andrei Grachev, Lucas Gomez, Cristian Albeiro, Carmona Hernandez, Brothers Anderson, R. Jason Anderson, R, Jacob, Felix Bingui, Gal Barak, Gary, Shalon, Ilan Tzorya, VLADISLAV OSIPOV RODA. ABDULHASSAN TAHER KHALID AHMED SATARY David Merino Quintana.
Ky është zbulimi më i madh deri më tani për sa i përket emrave nën hetim që nga maji 2021, të përfshirë në mashtrimet në tregtimin e Forex. Hetimet janë ende në vazhdim, dhe policia thotë se kjo organizatë kriminale menaxhonte transaksione të paautorizuara në emër të burimeve të dyshimta. Krimet e tyre përfshijnë skema piramidale, lojëra të fatit dhe aktivitete të mashtrimit financiar.