Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ky ishte bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bypassin e Tepelenës. Nga përplasja e fortë viktimë ka mbetur Riza Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident.
Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tre automjete u përfshinë në aksidentin që ka ndodhur si shkak humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve. Drejtuesi që shkaktoi aksidentin ka hyrë korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur fillimisht me një mjet e më tej një mjet i tretë u bë pjesë e aksidentit duke mos mundur të frenojë në vendin e aksidentit.