Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka zbritur në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.
Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.
Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.
Arrest me burg
1-Leonard Gjini, ndërtues
Të pezulluar nga detyra
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë