The Guardian: Nëse doni aventura, shkoni në Shqipëri!

Prestigjiozia britanike “The Guardian”, ndër 10 aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.

“Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës pjesë e Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase” , shkruan The Guardian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *