Projekti në Sazan, Rama: Nuk do të falim asgjë që i përket shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes në selinë rozë, është pyetur nga gazetarët në lidhje me propozimin për investime në ishullin e Sazanit, nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Rama theksoi se përmes këtyre investimeve Sazani do të bëhet një xhevahir i turizmit, por ende nuk është marrë vendimi për ta pranuar propozimin, pasi duhet të kalojë në disa shkallë sipas ligjeve.

Ndër të tjera shtoi se qeveria nuk do t’i falë askujt asgjë, që i takon shqiptarëve.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen. Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kam pasur qeveritë paraardhëse, nuk është bërë ende realitet, më parë ka qenë e paimagjinueshme qe të afroheshin investitorë të tillë, sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëherë do ecim përpara. Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit , jo vetëm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka me lehtësuese qe të tërheqin investitorë. Investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit , jo vetëm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka me lehtësuese qe të tërheqin investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, përkundrazi”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *