Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend projektligjin për rritjen e pensioneve.
Opozita në kërkesën e tyre, thekson se deri në vitin 2029 te mos ketë më pensione më të ulëta se 32 mijë lekë, ose 300 euro.
Në deklaratën zyrtare, Grupi Parlamentar thekson se qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare për të përballuar kostot, në mënyrë që pensionistët shqiptarë të trajtohen njësoj se vendet e Rajonit, Kosova (309 euro), Mali i Zi (425 euro), Maqedonia e Veriut (320 euro) dhe Serbia (390 euro).