Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit.
Sipas uniformave blu, automjeti i tip Golf i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit. Ilir Beqaraj, i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë. Ilir Beqaraj (alias Brahimi, alias Mançellari) është një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-policit Gentjan Bejtja pasditen e 15 marsit brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Larkushk të Fushë-Krujës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 40-vjeçarit, lindur në Milot dhe banues në Tiranë, janë gjetur dy pistoleta, radiomarrëse dhe pasaportë e falsifikuar në emër të një shtetasi kosovar.
“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUN”, raportojnë blutë e Tiranës.
Sipas policisë, Ilir Beqaraj (alias Brahimi, alias Mançellari) ka përdorur automjetin tip Golf, në pronësi të 29-vjeçarit Edison Haxhiu, me të cilin dyshohet se u larguan autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas pasi i vendosën flakën makinës tip Land Rover në fshatin Hasan.
“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi I. B., alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë”, raporton policia.
DINAMIKA:
Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën. Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë. Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Njoftimi i policisë:
Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja.Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori.Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi I. B., alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë.
Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit I. B., alias I. B., alias I. M.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.
Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.
Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.
U ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjsisë ligjore edhe të autorëve të tjerë.