Prishi marrëdhënien me menaxherin për shkak të lidhjes me Sara Gjordenin, Bardhi merr Instagram-in dhe i bën dedikimin modeles!

Këngëtari i njohur,  Bardhi ka rimarrë rrjetin e tij social pas prishjes së marrëdhënies me menaxherin, Jetmir Agaj, për shkak se ky i fundit ishte kundër lidhjes me Sara Gjordenin, romancë e cila nisi në shtëpinë e Big Brother Vip. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”.

Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësave të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga Instagram.

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por para nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë”, shkruan këngëtari.

Ndërsa Sara ka shpërndarë postimin në Instagram, ku shkruan: “Ta dua shpirtin e bardhë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *