Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj. Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik. Imazhet e rreme janë ato kur fytyra e një personi shtohet në mënyrë digjitale në trupin e një personi tjetër.
Një burrë 40-vjeçar, i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babai i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove. Të dy burrat po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.
Sipas aktakuzës, videot janë postuar në website amerikane të pornografisë, dhe ato janë shikuar “miliona herë”.