Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën sot në Kuvend duke u shprehur se shqiptarët kanë paguar një çmim të paimagjinueshëm, në 5 muaj, deri sa seanca u kthye në normalitet.
“Teksa dëgjon fillimin e kësaj seanca harron 6 muaj, a ishin këta more, apo ishin të tjerë? Por gjithsesi për shqiptarë rëndësi ka një parlament funksional, pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm.
Këtë vit siç me te drejtë krenohet taksa vënësi më i madh në historinë e vendit 7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptare, por se si do të shpërndahen këto para, ne nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshoi duke vendosur një precendent të papranueshëm. Dëmi ma i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi do të jetë në zgjedhje. Kodi zgjedhor është krimi më i madh është sakrifica më e madhe. Ndaj sot kam hequr dorë për një moment nga axhendat e partisë së ngushtë dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore me parametrat dhe me një vëndimarrje dhe mos përsërisim skandalin e 2008 që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme. Thirrja ime të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, që shqetësohet, kërkon nga ky parlament, reformë zgjedhore”, tha Basha.