Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar ndërprerjen e seancës parlamentare dhe hartimin e miratimit të një rezolute në lidhje me gazetarët. Kërkesa e deputetes Vokshi vjen pas një incidenti të kryeministrit Edi Rama me gazetarët e Syri.Tv, Ambrozia Meta.
Albana Vokshi: Kam një ftesë për kryetaren e Kuvendit, do të ishte në dinjitetin e secilit prej nesh, t’i përgjigjet një vajze, një gazetareje. Do të kërkoj që të gjithë deputetët të mblidhen sot, të ndërpritej seanca, të hartohet një rezolucion në gazetarët që janë në detyrë, hartojmë dhe miratojmë po sot. Do ishte në dinjitetin e Parlamentit.
Nëse dhunohen dhe vajzat janë fakte që këtu kemi nxitësin kryesor të dhunës. Nëse dhunohen gazetarë është prej fsktit që këtu kemi nxitësit kryesorë të dhunës. Ndaj zonja kryetare ju kerkoj te mblidhemi sot. të hartojmë një rezolutë dhe miratojmë në vajzave gazetare. Askush nuk duhet të ngrejë dorë.