Princi Leka kërkon të largojë nga Pallati Mbretëror Elia Zaharinë. Zbardhet dosja!

Detaje të reja janë publikuar këtë të enjte nga konflikti mes Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia. Sipas dosjes gjykata dyshon se Princi Leka Zogu ka si qëllim të largojë bashkëshorten në proces divorci nga Pallati Mbretëror.

“Gjithashtu gjykata ka parasysh se: Së pari: në polici rezulton se është paraqitur fillimisht shtetasi Leka i Dytë Zogu referuar orës të vendosur nga procesverbalet e deklarimeve, së dyti konflikti ka nisur pikërisht sepse shtetasi Leka i Dytë Zogu në momentin që është paraqitur në banesë ka gjetur vajzën e mitur në shoqërinë e gjyshit të saj Gjergj Zaharia dhe mes tyre u provua se ka pasur një konflikt.

Së treti faktin se si masë mbrojtëse shtetasi Leka i Dytë Zogu kërkoi që gjykata të vendosë që shtetasja Elia Zogu mos të jetojë më aty, provon se shtetasi Leka Zogu ka si qëllim të përdorë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të nxjerrë shtetasen Elia Zogu nga banesa”, shkruhet në dosje, citon TCH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *