Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani është arrestuar mbrëmjen e djeshme me 1 kg kokainë në automjet, ku së bashku me të kanq qene dhe dy të rinj, të cilët do të shkëmbenin drohën në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë.
Në makinë ndodheshin: Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Por të tre të rinjtë janë kapur në befasi nga antidroga e Tiranës, ndërsa Sulejmani ka tentuar të shtypte me makinë tre agjentët, teksa ata u afruan për t’i arrestuar. Në këto kushte, njëri prej efektivëve ka qëlluar për vetëmbrojte në mënyrë të pavullnetshme dhe plumbi ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, duke e kapur Sulejmanin në kofshë. Sulejmani ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas kurimit në spitalin e Traumës.
Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut, ndërsa ishin në vëzhgim prej disa muajsh.