Kombëtarja shqiptare udhëtoi dje drejt Italisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në ora 20:45.
Bashkë me grupin ka udhëtuar edhe portieri Alen Sherri. Gjithashtu edhe Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë ka udhëtuar me ekipin dhe do të monitorohet nga stafi mjekësor nëse do të mund të rikuperohet për takimin ndaj Suedisë.
Për kuqezinjtë ky është një test i rëndësishëm para Euro 2024, ndërsa Sylvinho ka 4 mungesa si portieri Berisha, mbrojtësit Ismajli e Ajeti si dhe sulmuesi Myrto Uzuni. Deri tani janë shitur mbi 13 mijë bileta për ndeshjen ku shumica dërrmuese kanë qenë shqiptarë