Pavarësisht gjithçkaje, Harry dhe Meghan kanë bërë një reagom për Princeshën Kate pas njoftimit se po i nënshtrohej trajtimit për kancer.
“I urojmë Kate një shërim të shpejtë dhe shpresojmë që ata ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, thanë Princi Harry dhe Meghan Markle në deklaratën e tyre.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it sipas raporteve të shtypit britanik folën edhe privatisht me çiftin mbrëmë. Sipas të njëjtave burime, Harry dhe Meghan e morën vesh për gjendjen shëndetësore të Kate në të njëjtën kohë që e mori vesh gjithë bota.
Nuk dihet nëse komunikimi i tyre ka qenë me telefon, video apo disa mesazhe mbështetjeje