Katër personat të dyshuar si autorët e sulmit në koncertin në Moskë, ku mbetën të vdekur 137 persona, janë lënë në paraburgim deri në 22 maj. Grupi Shteti Islamik, ose IS, tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi si prova disa video.
Zyrtarët rusë pretendojnë edhe ps pa prova se Ukraina është e përfshirë në këtë masakër, ndërsa Kievi e konsideron këtë pretendim si absurd. Të katër u emëruan nga autoritetet ruse si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov. Në një video të publikuar, tre prej tyre shihen duke ecur në gjykatë të shoqëruar nga policia e maskuar në gjykatën e qarkut Basmanny në kryeqytetin rus. Të gjithë duket se janë rrahur gjatë seancave të marrjes në pyetje, ndërsa njëri prej tyre kishte pësuar dhe goditje elektrike. Të gjithë u mbajtën në një kabinë xhami dhe ruheshin nga policia e maskuar gjatë kohës që ishin në gjykatë. Një deklaratë gjyqësore Mirzoyev pranoi plotësisht fajin e tij. Edhe Rachabalizoda gjithashtu pranoi fajin.
Katër persona të armatosur të premten mbrëma sulmuan ndërtesën e qytetit Crocus në Krasnogorsk, një periferi veriore e Moskës, dhe filluan të qëllojnë mbi disa prej rreth 6,000 njerëzve që po ndiqnin një koncert rock. Sulmuesit vunë gjithashtu zjarre të cilat përfshinë vendin dhe shkaktuan shembjen e çatisë. Autoritetet ruse thanë se 137 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën.Burrat që u paraqitën në gjykatë të dielën u arrestuan në rajonin Bryansk rreth 14 orë pas sulmit.