Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), Albana Fico është dorëhequr nga posti.
Fico ishte në krye të QSUT prej 3 vitesh, ndërsa ende nuk dihen objektivat e largimit. Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021, ndërsa më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.
Kujtojmë se nga disa muaj prokuroria e Tiranës po kryen hetime në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën e saj të QSUT-së.