Nis ristrukturimi në polici/ Lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm në Policinë e Shtetit

Ashtu sikurse dhe u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm Çuçi, ka nisur riformatimi rrënjësor në Policinë e Shtetit.

Është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije se atij i është komunikuar lirimi gjatë ditës së sotme.

Loka e mbante postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, që prej 15 shkurtit të vitit 2018. Ai ka qenë shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, duke vijuar më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.

Loka u emërua në detyrën e shefit të sigurisë publike nga ish-ministri Sandër Lleshaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *