Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili tha se Meta është pjesë e tresheve më të vjetra politike të politikës bashkë me Ramën dhe Berishën.. Meta tha se kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
“Nuk kahesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ranë në një president për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistruar PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.
Pse? Jo se nuk i intereson PD, por nuk i intereson Edi Ramës, i cili duhet të thotë të huajve si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.
Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët aty ku nuk ka rini”, tha Meta.