Teksa të gjithë fermerët kanë rënë për të fjetur, Albano dhe Baby G qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ndërsa ai i është afruar krevatit të Baby G, për t’i uruar asaj natën e mirë, nuk ka hezituar t’i puthë asaj dorën.
Ky gjest i tij ka sjellë të qeshura dhe afrimitet mes tyre. Përveç kësaj Albano i rrëfen Baby G se ajo është arsyeja pse ai nuk mund të flej.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Çfarë po bënë?
Albano: Të putha dorën si zonjushë, po pse çfarë jam unë Papa i Romës që do të më puthësh edhe ti dorën? Zonjushave iu puthet dora, jo burrave.
Baby G: Epo unë jam gangsta, unë jam si çun.
Albano: Jo, të kam parë me shumë vëmendje dhe nuk ke asnjë lidhje me çunat.
Baby G: Boll!
Albano: Je shumë femër si shumica e femrave.
Baby G: Pse nuk shkon të flesh?
Albano: Nuk mundem të fle.
Baby G: Po se ke pirë shumë kafe.
Albano: Më ke vjedhur gjumin.