Elsa Lila ka folur sot për vrasjen e të ëmës në vitin 1997. Ajo rrëfeu për aktorin Albano Bogdo se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeçe dhe të luftonte për të vënë para drejtësisë vrasësit e mamasë.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. Unë që në moshën 18-vjeçare kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time.”, tregoi ajo.
Si u vra violinistja Eva Vishaj!
Historia e vrasjes së Eva Vishajt, zë fill më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet për këtë ngjarje u rihapën vite më vonë dhe në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.
Ai u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor 2005, një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e deklaruan të fajshëm për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Ago u dënua me 20 vjet burg. Pas këtij vendimi, Ago u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri. Në maj 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes. Pas një rishqyrtimi të pjesshëm, më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg.