Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe, duke nisur nga data 2 prill deri në 04 prill, prej orës 08:00 të mëngjesit.
Mësohet se gjatë kësaj greve do të bllokohet lëvizja e mjeteve drejt Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit.
Për rrjedhojë do të ndërpritet qarkullimi edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë kamionë nga dhe drejt Greqisë, përveç makinat dhe autobusët që transportojnë pasagjerë. Greva do të mbahet nga sindikata e Doganave, pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të saj