Burri nga Fieri ‘nuk zë mend’/ I arrestuar disa herë, mashtron sërish tre të moshuar dhe iu merr para

I njohur si “mashtruesi i vejushave”, 60-vjeçari në Fier është arrestuar pasi mashtroi tre të moshuar në Fier dhe iu mori para.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Spiridon Lito, 60 vjeç, banues në Shkodër.

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *