Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve lokale shënuan një pikë kthese për Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, Erdogan u zotua të respektojë vendimin e kombit. Duke iu drejtuar turmës nga selia në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se partia e tij nuk mundi të arrinte rezultatet e pritura nga zgjedhjet lokale të së dielës.
“Ne do të vlerësojmë me zemër të hapur rezultatet e zgjedhjeve lokale në partinë tonë dhe do të përfshihemi në autokritikë”, tha Erdogan.
Kryetari aktual i Stambollit të Turqisë dhe kandidati i opozitës CHP, Ekrem Imamoglu, ka shpallur fitoren në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll. Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) Ahmet Yener njoftoi se janë numëruar rreth 51.2 për qind e votave. Votimi ka përfunduar në të gjithë Turqinë për zgjedhjet lokale të vendit.Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 me orën lokale (05:00 GMT) dhe u mbyllën në orën 17:00 (14:00 GMT) në pjesën më të madhe të vendit. Zgjedhjet lokale do të shënojnë fillimin e një epoke të re në vendin tonë, tha Erdogan pasi hodhi votën e tij në Stamboll së bashku me zonjën e parë Emine Erdogan.
Erdogan, karriera politike e të cilit filloi si kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, përmendi gjithashtu zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar dhe shpreson se këto do të jenë të dobishme në fillimin e një epoke të re për Turqinë.