Emri/ U përplas nga makina ndërsa po priste autobusin, kush është shqiptarja që humbi jetën

Elisa Doka është 20-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina ndërsa po priste autobusin këtë të hënë në Patridha të Verias në Greqi. 21-vjeçarja shqiptare po qëndronte në stacion së bashku me një 68-vjeçare, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të aksit rrugor që lidh Verian me Skydrën. Dy qytetaret, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit.

Sipas Policisë, ato janë dërguar në spitalin e Verias, ku edhe kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *